Konfiskohen një sasi e parave fals

Kronikë e zezë

Konfiskohen një sasi e parave fals

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 11:52
Ilustrim

Dy shtetas të Maqedonisë janë arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit, pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 75 kartëmonedha nga 50 euro, 19 kartëmonedha nga 20 euro, tri kartëmonedha nga 10 euro dhe 6 kartëmonedha nga 5 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia e Kosovës njofton sot se rasti ka ndodhur mbrëmë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat