Shqiptari hidhet dy herë nga trageti për të kaluar ilegal në Itali

Kronikë e zezë

Shqiptari hidhet dy herë nga trageti për të kaluar ilegal në Itali

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 12:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një rast unik ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në portin e Brindisit në Itali.

Një emigrant klandestin shqiptar i cili udhëtonte nga Vlora drejt Italisë me tragetin “St Damian” është hedhur dy herë në det nga anija, në tentativën për të hyrë në mënyrë ilegale në territorin italian.

Rreth orës 19.45 të mbrëmjes së djeshme në kapiterinë e portit të Durrësit nga trageti “St Damian” ka ardhur alarmi se një person ka rënë në det.

Menjëherë ka nisur operacioni i rojes bregdetare italiane që ka mundur të shpëtojë personin e të identifikojë se ai është një shtetas shqiptar rreth moshës 30 vjeçare që nuk zotëronte dokumentat e duhura për të hyrë në territorin italian.

Gjendja e tij shëndetësore ka qënë mjaft mirë e menjëherë autoritetet italiane kanë vendosur të riatdhesojnë shtetasin shqiptar po me të njëjtin traget në rrugën e kthimit drejt Vlorës.

Por rreth orës 22:10 të mbrëmjes së djeshme një alarm i dytë vjen nga komandanti i anijes “St Damian” i cili informon kapiterinë e rojes bregdetare se shtetasi shqiptar është rihedhur në det.

Me gjithë shikueshmërinë e reduktuar për shkak të errësirës së mbrëmjes, roja bregdetare italiane ka mundur të identifikojë vendnodhjen e shqiptarit i cili ishte fshehur në një nga parabordet ujore të anijes.

Shtetasi shqiptar i është dorëzuar per herë të dytë personelit të bordit të tragetit e këtë mëngjes ka mbërritur i riatdhesuar në portin e Vlorës në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat