Të shtëna me armë në lokalin e aktivistit të LSI-së në Kukës

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në lokalin e aktivistit të LSI-së në Kukës

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 16:31
Ilustrim

Të shtëna me armë raportohen të kenë ndodhur brenda lokalit të një aktivisti të Lëvizjes Socialiste për integrim.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novosej në Kukës, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pas një konfrontimi me klientët e lokalit.

Sipas asaj që raporton “Ballkanweb”, incidenti ka ndodhur në ambientet e lokalit të shtetasit Dashamir Tocilla, përkrahës i LSI-së.

Policia është nisur në vendngjarje dhe nga të njëjtat burime raportohet se  nuk ka patur persona të lënduar nga të shtënat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat