Plagosje më armë zjarri në Shkodër

Kronikë e zezë

Plagosje më armë zjarri në Shkodër

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 19:19
Ilustrim

Plagosje më armë zjarri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur pak minuta më arë në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një 22 vjeçar. Nga informacionet paraprake dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit ai që ka çuar më pas në plagosjen e të riut, që sipas policisë nuk ka qenë aspak për motive politike. 

Më datë 25.06.2017, ora 18:00, jemi njoftuar se në lagjen Bahçallek dhe pikërisht në bregun e lumit Buna gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi R. Th, 22 vjeç, banues lagjen Fahri Ramadani, Shkodër. Shtetasi R. Th, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jetën. 

Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autoriteve.  Gjithashtu sqarojm se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat