Rrihet me shkelma 30-vjeçari në mes të sheshit, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Rrihet me shkelma 30-vjeçari në mes të sheshit, dy të arrestuar

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 12:29
Maliq

Tre persona mbi të 30-tat nga fshatrat e Maliqit kanë rrahur një moshatar me grushta e shqelma në mes të fshatit Leminot për arsye ende të panjohura, por banale, sipas Policisë.

Policia e Korçës njoftoi se të arrestuarit janë: Mirel Fasho, 35 vjeç, banues në fshatin Kakaç; Armand Cenkollari, 38 vjeç, banues në Leminot-Maliq. Një i tretë po procedohet në liri, M.G, 33 vjeç, banues në Leminot-Maliq.

Më datë 25.06.2017 shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre në fshatin Leminot, për motive të dobëta, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, si dhe kanë goditur me grushta dhe shkelma duke e plagosur lehtë, shtetasin V.SH, 30 vjeç, banues në Leminot.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 89-25 dhe 274-25 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat