Arrestohet specialisti i Peshkimit në Korçë, ‘peshkonte’ vota me nga 20 mijë lekë

Kronikë e zezë

Arrestohet specialisti i Peshkimit në Korçë, ‘peshkonte’ vota me nga 20 mijë lekë

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 13:06
Ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar kordinatorin e një partie politike në Korçë duke blerë vota me nga 20 mijë lekë. Ai quhet Pajtim Myrtollari, 55 vjeç, specialist në Drejtorinë e Peshkimit në Korçë. Policia tha se Myrtollari akuzohet për  veprën penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25.06.2017 ky shtetas, është kapur duke shpërndarë shuma lekësh me qëllim blerjen e votës, deri në 20.000 lekë për një subjekt të caktuar politik.

Policia e Korçës njoftoi gjithashtu se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit  R.D, 61 vjeç, banues në Korçë, me detyrë koordinator i një subjekti politik.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, më datë 25.06.2017, këtij shtetasi në lagjen nr 6 në Korçë, në automjetin e tij me targa AA240KI, i  janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 17.000 lekë të cilat dyshohen se do përdoreshin për pagesat e zgjedhësve dhe komisionerëve të këtij subjekti.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë lidhur me veprën penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat