Sherr me thika në Durrës. Godasin edhe policinë me karrige!

Kronikë e zezë

Sherr me thika në Durrës. Godasin edhe policinë me karrige!

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 22:22
Ilustrim

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 18 në Durrës.

Raportohet se disa persona janë zënë brenda ambienteve të një lokali.

Madje mendohet se ka edhe të plagosur nga thikat. 

Kur ka mbërritur policia, ka patur përsëri përplasje mes tyre dhe personave në brendësi të lokalit.

Raportohet se personat brenda lokalit i janë kthyer policisë me grushta e karrige. Por gjithsesi ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat