Një person është rrëmbyer dhe rrahur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një person është rrëmbyer dhe rrahur në Prishtinë

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 10:21
Ilustrim

Viktima mashkull ka raportuar në Polici se katër persona të dyshuar meshkuj e kanë rrëmbyer me veturë dhe e kishin rrahur.

Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, ku janë konfiskuar dy revole me tetë fishekë dhe një thikë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, një predhë dhe një fishek. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’  pasditen e djeshme në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat