Rrëzohet pema, lëndon një 63 vjeçar

Kronikë e zezë

Rrëzohet pema, lëndon një 63 vjeçar

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 21:43
Parku i qytetit Rrëzohet pema, lëndon një 63 vjeçar

63 vjeçari, Fahri Humolli ka marrë lëndime të rënda kur duke kaluar pranë Parkut të qytetit, një pishë është rrëzuar dhe i ka rënë sipër.

Këtë e ka konfirmuar  i biri i Humollit i cili ka treguar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, babai i tij ka qenë i shoqëruar edhe nga familjarë të tjerë, dhe katër nipër e mbesa.

Ai ka thënë poashtu se ishte vetëm punë fati që e njëjta t’i ndodhte edhe fëmijëve të vegjël.

Sipas të birit të Humollit, gjendja shëndetësore e babait të tij është stabile ndonëse ai ka pësuar lëndime trupore, përfshirë edhe disa unaza të shpinës të thyera.

I njëjti ka thënë se nga pronarët e kafiterisë pranë ku ka ndodhur ngjarja ka mësuar se ai ka kërkuar disa herë nga Komuna e Prishtinës që pema që është rrëzuar të largohet por që  një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat