Itali/ Zbardhet motivi i ekzekutimit mafioz të 30 vjeçarit nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Itali/ Zbardhet motivi i ekzekutimit mafioz të 30 vjeçarit nga Shqipëria

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 09:36
Policia italiane

Hetimet e policisë italiane hedhin dritë mbi shkaqet e ekzekutimit të 30 vjeçarit shqiptar në provincën e Fierences në Itali, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Sipas hetimeve të deritanishme të zbardhura nga “La Stampa”, vrasja e Andrea Lucajt ka ardhur si pasojë e një rivaliteti për një vajzë.

La Stampa shkruan se 30 vjeçari Lucaj, së bashku me një tjetër shqiptar, janë qëlluar nga dy persona të panjohur, në momentin kur ata kanë hipur në makinën e tyre. Ngjarja është regjistruar shumë pranë një lokali nate (“Evita”) dhe mendohet se shkak i vrasjes ka qenë një përplasje për një femër.

Në median italiane shkruhet gjithashtu se plumbat që i morën jetën 30 vjeçarit dhe plagosën rëndë në kokë shqiptarin tjetër, në fakt kanë dalë nga dy armë të ndryshme. Albert Lucaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa shqiptari tjetër ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht plagës në një vend kritik, shqiptari (identiteti i të cilit nuk bëhet me dije) ka arritur të njoftojë ambulancën.

Media shkruan se pasi dy personat e panjohur kanë qëlluar mbi shqiptarët, janë larguar në këmbë drejt fushave pranë vendit të ngjarjes, e më pas me një automjet janë shkëputur nga vendndodhja ku kanë kryer ekzekutimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat