Burri e bën për spital gruan në Prizren

Kronikë e zezë

Burri e bën për spital gruan në Prizren

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 10:10
Ilustrim

Në orët e mbrëmjes së të martës ka ndodhur një rast i dhunës familjare në Prizren në një shtëpi në rrugën “Mbreti Pleurat”.

Policia njofton se në këtë rast  i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe e njëjta është trajtuar nga mjekët e Emergjencës Rajonale në Prizren.

Sipas forcave të rendit me qëllim të eliminimit të rrezikut për viktimën, hetuesit kanë ushtruar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, në prezencë të tij dhe dëshmitarëve ku kanë gjetur dhe sekuestruar, një kallashnikov, një pushkë gjysmë automatike, pistoletë, fishekë, etj.

Prokurori i shtetit  ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat