Kapet me 18 kapsolla detonatore elektrike, arrestohet 49-vjeçari nga Kurbini

Kronikë e zezë

Kapet me 18 kapsolla detonatore elektrike, arrestohet 49-vjeçari nga Kurbini

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 10:45
Kapsolla detonatore elektrike

Një 49-vjeçar nga Kurbini është arrestuar pasi iu gjetën me 18 kapsolla detonatore elektrike, pas një operacioni të organizuar nga Policia e Lezhës dhe Komisariati i Kurbinit. 

Dje, më datë 27.06.2017, nga seksioni kundër narkotikëve në DVP Lezhe, në bashkëpunim me Komisariatin e Policise Kurbin, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore,  si dhe pas një pune të mirëorganizuar, është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale ku u sekuestruan 18 kapsolla detonatore elektrike dhe 3.6 kg marihuanë.

Këto materiale u gjetën dhe u sekuestruan në  banesën e  shtetasit Bashkim Hasani , 49 vjeç, banues në Gjorem - Kurbin i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale  " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat