Konfiskohet një pushkë automatike

Kronikë e zezë

Konfiskohet një pushkë automatike

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 13:36
Ilustrim

Me vendim të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Dobrushë të Prizrenit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe fishekë.

Në raportin e sotëm të policisë thuhet se me këtë rast janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me një karikator me 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një karikator tjetër me 30 fishekë, substancë narkotike, një plumb shkollor një telefon mobil dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat