Plagosi me armë 23-vjeçarin ndalohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Plagosi me armë 23-vjeçarin ndalohet i dyshuari

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 15:59
Ilustrim

Policia e Vaut të Dejës në Shkodër ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dy javë më parë ku mbeti i plagosur shtetasi F.N.

Nga sektori kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe pas një pune operacionale të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe lokalizimi i shtetasit të shpallur në kërkim.

Mark Nikolli 26 vjeç banues në Gomsiqe Vau i Dejës ( i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje).

Ky shtetas më datë 17.06.2017 në një lokal në Vaun e Dejës pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F.N 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 76/22 e 278 e Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat