Punonjësi i një hoteli në Shkodër është gjetur i mbytur.
Policia njofton se në fshatin Shtoj i Ri, pasditen e ditës së martë është gjetur i mbytur shtetasi me iniciale R.L, 58 vjeç, banues në këtë fshat, i cili punonte si roje në një hotel.
Mësohet se nga veprimet e para hetimore, dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur nga shkaqe natyrore, pasi viktima vuante nga zemra, si dhe ishte një përdorues alkooli.
Ndërkohë trupi i pajetë të 58-vjeçarit, raportohet të jetë gjetur në një përrua nga banorë të fshatit, pasi i ndjeri nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të punës.
Materialet për këtë rast i janë dërguar Prokurorisë së Shkodrës për vlerësim.