Vetëvritet me automatik një 53-vjeçar në Berat

Kronikë e zezë

Vetëvritet me automatik një 53-vjeçar në Berat

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Një burrë është gjetur i vdekur në oborrin e banesës së tij në qytetin e Beratit një ditë më parë.

Sipas asaj që bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, viktima është 53-vjeçari me iniciale A.Ç.

Ndërkohë pas marrjes së njoftimit, blutë janë drejtuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur trupin e pajetë të 53-vjeçarit.

Nga hetimet rezulton se shtetasi A.Ç, është vetëvrarë me armë zjarri, tip automatik.

Raportohet se nga hetimet paraprake, dyshohet se motiv i kësaj ngjarjeje ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës, për shkak të divorcit nga ish-bashkëshortja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat