Aksident fatal në Podujevë

Kronikë e zezë

Aksident fatal në Podujevë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 22:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person rreth moshës 60-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi është goditur sonte nga një veturë në Podujevë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, në rrugën “Fitorja” në Podujevë.

Të aksidentuarit i është dhënë ndihma e parë dhe me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente.

I lënduari nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marruara dhe vdekja është konstatuar në këtë qendër nga mjeku kujdestar. 

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat