Elbasan, vdekje e dhimbshme për një foshnjë 1 vjeç

Kronikë e zezë

Elbasan, vdekje e dhimbshme për një foshnjë 1 vjeç

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 23:10
Ilustrim

Një foshnjë vetëm 1 vjeç ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme në Elbasan, në banesën e tij.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, në lagjen “Qemal Stafa”, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune fëmija 1 vjeç.

Paraprakisht dyshohet së vogëlushi i seksit mashkull, ka gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Më konkretisht Noa.al, mëson se foshnja po flinte në krevatin e prindërve, ku teksa ka qenë në gjumë është rrëzuar prej tij.

Dyshohet se për shkak të rënies nga lartësia ka pësuar kapërcim në qafë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë të afërmit ata që e kanë gjetur foshnjën në dysheme, ku pavarësisht tentativave për ta përmendur kanë konstatuar vdekjen e tij.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja ka qenë aksidentale, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat