Shqiptari përdhunon në grup një vajzë të mitur, jepet vendimi

Kronikë e zezë

Shqiptari përdhunon në grup një vajzë të mitur, jepet vendimi

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 09:50
Ilustrim

Një Gjykatë në Trikala të Greqisë ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 4 persona, pasi akuzohen për “Përdhunimin në grup në mënyrë të përsëritur ndaj një vajze të mitur. Mes të akuzuarve është edhe një shtetas shqiptar.

Sipas mediave greke, ngjarja e rëndë u zbulua shtatorin e vitit 2016, ku katër të dyshuarit, përfshirë dhe kumbarën e vajzës 14-vjeçare, kanë mbajtur të izoluar në një apartament në Larisa, të miturën dhe e kanë përdhunuar në mënyrë të përsëritur.

Ndërkohë bëhet e ditur se seanca për dhënien e vendimit zgjati afro dy ditë, dhe të dyshuarit u shpallën fajtorë mbrëmjen e së martës.

Policia ka deklaruar se katër personat që përdhunuan vajzën u dënuan me burg, ndërsa dy prej tyre edhe me gjobë. Më konkretisht një 57-vjeçar me iniciale I. G., u dënua me 24 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë.

Ndërkohë një 57-vjeçar tjetër me iniciale C. P,. u dënua 24 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë.

I akuzuari tjetër, një 56-vjeçar me iniciale A. T.,u dënua me 14 vite burgim, ndërsa shqiptari me iniciale A. K., u dënua me 7 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat