Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, ka sulmuar fizikisht tre fëmijët e tij, përcjell Bota sot.
Policia njofton se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.