Rrahje në Prishtinë, katër të arrestuar

Kronikë e zezë

Rrahje në Prishtinë, katër të arrestuar

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 11:23
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti, përcjell Bota sot.

Policia njofton se të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është duke u trajtuar në QKUK dhe është nën mbikëqyrje policore./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat