Policia gjen 376 kg kanabis të mykur, shihni ku e kishin fshehur trafikantët

Kronikë e zezë

Policia gjen 376 kg kanabis të mykur, shihni ku e kishin fshehur trafikantët

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 15:48
Droga e kapur nga policia

Trafikantët nuk kanë arritur ta shesin dhe një sasi e konsiderueshme kanabisi,j 376 kg kanabis u është mykur. Policia e Korçës e ka zbuluar këtë sasi dhe e ka djegur, pasi ka mbajtur 10 kg si provë materiale. Kanabisi ishte fshehur në tunelet e malit të Shipskës në Voskopojë

Më datë 28.06.2017, në malin e Shipckës, në një tunel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë gjetur një sasi prej 376 kg kanabis të mykur.

Prej kësaj sasie, 10 kg është marrë në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. 

Nga ana e Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë  po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat