I shpallur në kërkim nga Hungaria, shtetasi i Kosovës arrestohet në kufi

Kronikë e zezë

I shpallur në kërkim nga Hungaria, shtetasi i Kosovës arrestohet në kufi

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 09:18
Policia hungareze

Policia Kufitare arreston një shtetas nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

Sipas njoftimit zyrtar Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit nga Kosova dhe konkretisht: 

- Labinot Behluli, 32 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. 

Ky shtetas u kap në hyrje të SPK.Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’,  nga autoritet Hungareze. 

Gjykata Lokale e  Szekesfehervar-Hungari me vendim Nr. 8, datë 05.05.2017 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vjedhje të rënda, parashikuar nga neni 370 i K.Penal Hungarez. Materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat