Policia jep detaje për vdekjen e 69 vjeçarit në Gërmi

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e 69 vjeçarit në Gërmi

Nga: Bota Sot Më: 30 qershor 2017 Në ora: 10:07
Pishina e Gërmisë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 69 vjeçarit me inicialet B.K., i cili është mbytur dje në pishinën e Gërmisë.

Në raportin 24-orësh të PK-së, thuhet se mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se viktima ishte gjetur pa shenja jete, shkruan Bota sot.

Vdekja është konsideruar si e dyshimtë, ndërsa trupi i pajetë i tij, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Viktima mashkull K/Shqiptar në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë në pishinën e Gërmisë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thotë Policia./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat