Arrestohet babai, dhunoi bijën e tij 12 vjeçe

Kronikë e zezë

Arrestohet babai, dhunoi bijën e tij 12 vjeçe

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 10:13
Ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar një 41-vjeçar me iniciale D.M. që akuzohej se kishte kryer vepra të turpshme ndaj së bijës 12 vjeçe.

Ai ishte shpallur në kërkim.

Sipas Policisë së Fierit, "në datën 28.06.2017 ky shtetas dyshohet se në banesë ka kryer vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 12 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vepra të turpshme" parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal."

Policia po heton në disa pista, pasi D.M është divorcuar nga bashkëshortja para 5 muajsh dhe dy fëmijët e tyre jetonin me bashkëshorten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat