Terrorizoi Italinë, dënohet me burg shqiptari që drejtonte “Audin e Verdhë”

Kronikë e zezë

Terrorizoi Italinë, dënohet me burg shqiptari që drejtonte “Audin e Verdhë”

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 21:44
Vasil Rama

Është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim drejtuesi i të ashtuquajturit “Audi i Verdhë”, shqiptari i cili shkaktoi tmerr e panik vitin e kaluar në Itali.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Vasil Rama, që ka qenë shoferi i makinës së shpejtë, me të cilën udhëtonin pjesëtarë të një bande që terrorizoi veri-lindjen e Italisë në janar, me grabitje të dhunshme, të pasuara nga arratisje të rrezikshme në rrugë dhe autostrada.

Ai ka qenë sot në Gjykatën e Venecias ku ka marrë dënimin.

Rama dhe dy bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë kanë terrorizuar mbarë Italianë, duke ecur me një makinë të verdhë, tip “Audi”, shpesh herë duke kaluar madje edhe 250 kilometrat në orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat