Shkup, digjet një makinë e tipit “Porsche”

Kronikë e zezë

Shkup, digjet një makinë e tipit “Porsche”

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 15:48
Ilustrim

Një automobil i tipit “Porsche” mbrëmë është djegur para stadiumit të qytetit në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, 30 minuta pas mesnate në NJIK-Shkup është denoncuar se në Shkup më saktësisht në Parkun e Qytetit në afërsi të stadiumit “Telekom Arena”, ka pasur djegie të një automobili të tipit “Porsche” me targa të Shkupi, nën pronësi të A.D, ndërsa i drejtuar nga M.D nga Shkupi.

Nga Policia njoftojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e arsyeve që çuan në djegien e veturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat