Të armatosur me pistoletë, arrestohen dy persona në Vlorë

Kronikë e zezë

Të armatosur me pistoletë, arrestohen dy persona në Vlorë

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Policia e Vlorës bën me dije se ka finalizuar me sukses gjatë mëngjesit të sotëm operacionin e koduar "SUMMER 2017".

Gjatë këtij operacioni, janë vënë në pranga dy persona, të cilët posedonin armë zjarri në momentin e arrestimit.

Arrestimi i Paris Sulejmani, 30 vjeç, dhe Olsi Koçeli, 28 vjeç, të dy banues në Vlorë është bërë rreth orës 03:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambientet e një lokali.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ata rezultonin të shpallur në kërkim dhe me masë sigurie "Arrest në burg" për veprat penale:

"Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", në ngarkim të Paris Sulejmani.

"Plagosja e rëndë nga pakujdesia" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", në ngarkim të Olsi Koçeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat