Polici i burgut në Sarandë fut heroinë nga dritarja, arrestohet

Kronikë e zezë

Polici i burgut në Sarandë fut heroinë nga dritarja, arrestohet

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 12:31
Ilustrim

Është vënë në pranga rreth orës 20:40, të ditës së djeshme Besmir Duka, polic pranë burgut në Sarandë.

Mësohet se në ambientet e IEVP Sarandë, Duka, duke qenë me shërbim në këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si "Heroinë.

Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërë arrestimin e Besmir Duka, 30 vjeç.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Shpërdorimi i detyrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat