Ndihmoi një person t’i fshehej policisë, ndalohet 27-vjeçari

Kronikë e zezë

Ndihmoi një person t’i fshehej policisë, ndalohet 27-vjeçari

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 09:40
Ilustrim

Një 27-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se ka ndihmuar një  shtetas t’i fshihej policisë. Burime zyrtare bëjnë me dije se i ndaluar është shtetasi Armando Perlepi, banues në Durrës.

Përlepi është ndaluar nga policia mbi bazë të një procedimi penal të datës 22 mars, me akuzën “Përkrahja e autorit të krimit”. Shtetasi i ndaluar dyshohet se ka përkrahur shteatsin R.B për t’ju fshehur drejtësisë dhe të shmangte kapjen nga policia.

R.B është i dyshuar si autori i ngjarjes së datës 21.03.2017, në lagje “Skëndërbej” të qytetit të Elbasanit, ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit me iniciale D.I.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat