Tentim vrasje në Vitomiricë të Pejës

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Vitomiricë të Pejës

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 10:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me rastin edhe një i dyshuar mashkull K/Shqiptar gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat