Drogë në shtëpi, arrestohen babë e bir në Himarë

Kronikë e zezë

Drogë në shtëpi, arrestohen babë e bir në Himarë

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 12:53
Droga e kapur nga policia

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës gjatë një kontrolli për drogë të zhvilluar në Himarë.

Gjatë operacionin antidrogë të koduar "Their home", në kontrollin e banesës së Spiro Gjokës në Himarë dhe kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike.

Në katin e parë të banesës së këtij personi, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike në formë boçesh e llojit kanabis sativa, e cila ishte vendosur në 3 fuçi plastike.

Pas peshimit, pesha totale rezultoi prej 42 kilogramë e 900 gramë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë dy babë e bir.

1-  Kristo Gjoka, 52 vjeç, banues në Himarë.

2-  Spiro Gjoka, 29 vjeç, banues në Himarë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë në ngarkim të tyre për akuzën e "prodhimi dhe shitjes së lëndëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat