Tentim vrasje në kryeqytet

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në kryeqytet

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 10:19
Ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Sipas Policisë mbrëmë rreth orës 22 e 53 në rrugën “Rexhep Mitrovica” është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën, i cili është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar në pistoletë me dy copë fishekë. 

Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat