Pjesëmarrje në organizatë kriminale, pranga të kërkuarit

Kronikë e zezë

Pjesëmarrje në organizatë kriminale, pranga të kërkuarit

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 11:20
Ilustrim

Agjentë të policisë së Lezhës, në kuadër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim, kanë vënë në pranga në orët e fundit një shtetas shqiptar të akuzuar për vepra të rënda penale në Itali

Në një njoftim për shtyp nga drejtoria lokale e policisë thuhet se në pranga ka rënë shtetasi Ndue Perjaku, 48 vjeç, nga Lezha.  

Sipas burimeve, Perjaku ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi Gjykata e Trevizos e ka dënuar me 8 vjet burg për veprat penale “pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “shfrytëzim prostitucioni”. 

Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, që do të ndjekë procedurat e ekstradimit të tij në vendin fqinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat