Bën aksident me kamion, shoferi kërcënon udhëtarët tjerë

Kronikë e zezë

Bën aksident me kamion, shoferi kërcënon udhëtarët tjerë

Nga: A.M. Më: 7 korrik 2017 Në ora: 11:30
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën e Pejës në  Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident mes një kamionit dhe një veturë.

Gjithashtu,  vozitësi i kamionit, pasi i ka kanosur personat që ishin në veturë, ka ikur nga vendi i ngjarjes vrullshëm duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

“Një kamion dhe një veturë janë përfshirë në një aksident trafiku. Vozitësi i kamionit, pasi i ka kanosur personat që ishin në veturë, ka ikur nga vendi i ngjarjes vrullshëm duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Një pasagjere e veturës K/Shqiptare për shkak të shqetësimeve është dërguar tretman mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat