Zhdukja e biznesmenit dhe ndihmësit të tij, flet policia: Ja çfarë dimë deri tani

Kronikë e zezë

Zhdukja e biznesmenit dhe ndihmësit të tij, flet policia: Ja çfarë dimë deri tani

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 15:49
Policia shqiptare

Policia e Vlorës ka dhënë detajet e para në lidhje me zhdukjen e dy personave, Adriano Jaho 52 vjeç dhe Ariseld Maze, 28 vjeç.

Sipas policisë, 3 ditë më parë në 5 korrik 2017, në Komisariatin e Policisë Vlorë, janë paraqitur familjarët e dy personave.

Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 3 korrik 2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit.

Ata janë nisur për në Durrës me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip skaf, të cilin e kanë pasur të ankoruar dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë, në Vlorë.

Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre si persona të humbur dhe po punohet për gjetjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat