Kavajasit kapen mat nga policia, ata po...

Kronikë e zezë

Kavajasit kapen mat nga policia, ata po...

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 11:29
Policia shqiptare

Gjatës ditës së djeshme, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë finalizuar operacionin "Prita", ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Harun Zenel, 54 vjeç, dhe Alket  Zeneli, 23 vjeç, të dy banues në këtë qytet.

Mësohet se në vendin e njohur si "Kroi i Kishës", kanë konstatuar një sipërfaqe në të cilën ishin mbjellë disa bimë të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sattiva

Pas vëzhgimeve të shumta, është bërë e mundur kapja e personave të sipërpërmendur duke punuar në këtë parcelë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 65 bimë të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sattiva

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat