Sulmon prindërit, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon prindërit, arrestohet

Nga: A.M. Më: 9 korrik 2017 Në ora: 14:41
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit nënë ndikimin e alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur në të premten në Istog rreth orës 21:30.

“Me 08.07.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që, i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy prindërit e vet, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. I njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat