Grabitje me armë në Vlorë

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Vlorë

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 16:05
Policia e Vlores

Paraditen e sotme një grabitje me armë ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, përballë Gjykatës së Apelit, në Vlorë.

Grabitësi ka goditur me thikë në këmbë një 26-vjeçar, dhe i ka marrë 100,000 lekë të xhiros ditore, të kompanisë ku punon.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.07.2017, ora 05.13, në lagjen “24 Maji”, përballë Gjykatës së Apelit, persona të paidentifikuar, kanë goditur me thikë në këmbë shtetasin F.B, vjeç 26, banues në Vlorë dhe i kanë marrë rreth 100,000 lekë të xhiros ditore, të kompanisë ku punon. Neni 139 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat