Aksident i rëndë në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka të lënduar

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 17:10
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës.

Nga ky ka pasur edhe të lënduar, por gjendja e të cilëve nuk dihet.

Si shihet nga fotografitë, vetura e tipit Golf 2 ka rënë në humnerë, dhe është e shkatërruar totalisht.

Njesitet policore të trafikut janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për rastin.

Policia e Kosovës kohëve të fundit ka bërë thirrje vazhdimisht që vozitësit të kenë kujdes në komunikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat