Ngjarje shokuese në Fier! 21 vjeçari shkon i vdekur në spital, dyshohet se...

Kronikë e zezë

Ngjarje shokuese në Fier! 21 vjeçari shkon i vdekur në spital, dyshohet se...

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 19:08
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë, ku një 21 vjeçar me inicialet D.K, është paraqitur i vdekur në spitalin rajonal të Fierit.

Njoftimin e ka bërë policia, e cila saktëson se është vënë në dijeni nga vetë spitali. Në njoftimin për shtyp, policia thekson se kemi të bëjmë me një vetëvrasje me armë zjarri.

Deri më tani janë të pakta detajet, por policia ka nisur hetimet për të zbuluar të vërtetën, nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo me një vrasje.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË

Në datën 09.07.2017, rreth orës 17:30, njoftohemi nga Spitali Rajonal Fier se ka shkuar i vdekur shtetasi D.K, 21 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, i cili dyshohet të jetë vetvrarë me armë zjarri.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat