Çfarë po ndodh në Vlorë? Makina përfshihet nga flakët

Kronikë e zezë

Çfarë po ndodh në Vlorë? Makina përfshihet nga flakët

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 08:43
Policia në Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Policia bën me dije se rreth orës 04:15 në lagjen “28 Nëntori” një automjet i tipit "Mitsubishi",  ka marrë flakë teksa ishte i parkuar pranë ndërtesës ku banonte pronari.

I zoti i makinës është 57 vjeçari me inicialet Sh.S.

Mjeti nuk është djegur plotësisht por mbetet ende mister shkaku se përse ka shpërthyer në flakë. Policia po heton për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një defekt a incident, apo me një rast kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat