Shqiptari tenton të përdhunojë maqedonasen në tualetin e një lokali në Dibër

Kronikë e zezë

Shqiptari tenton të përdhunojë maqedonasen në tualetin e një lokali në Dibër

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 14:57
Ilustrim

Një shtetase nga Maqedonia ka denoncuar një shqiptar se ka tentuar që ta përdhunojë.

Mësohet se B.K., 36 vjeçe, banuese në Prilep, Maqedoni ka denoncuar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain dhe xhaxhain nga Durrësi në drejtim të Bllatës, shoqëruar nga B.B, dhe shtetasi shqiptar i identifikuar prej tyre me emrin S.N.

Gjatë udhëtimit janë ndalur për të pushuar në një lokal. Kur B.K. ka shkuar në tualetin e lokalit, sipas denoncimit, S.N. dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Më pas, B.K. së bashku me familjarët janë nisur në drejtim të Pikës së Kalimit Bllatë, shoqëruar përsëri nga dy personat e sipërpërmendur.

Në vendin e quajtur ‘Rreth Rrotullimi – Bllatë’  Maqellarë, S.N. u ka dalë përpara në rrugë dhe u ka marrë shumën prej 100 eurosh. Dyshohet se ai ua ka marrë këtë shumë, si shpërblim për shoqërimin nga Durrësi në Bllatë.

Bazuar në këto deklarime, specialistët e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personit të denoncuar, pasi gjeneralitetet me të cilat u është prezantuar shtetasve maqedonas janë të rreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat