Vidhet trafo elektrike në mes të ditës, tre të arrestuar për këtë rast

Kronikë e zezë

Vidhet trafo elektrike në mes të ditës, tre të arrestuar për këtë rast

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 19:03
Trafo të energjisë elektrike ne vlerë prej mbi 30 mijë euro në lagjen Hade e Re të fshatit Shkabaj.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona (një prej tyre I mitur), pasi kishin tentuar të vjedhin një trafo të energjisë elektrike ne vlerë prej mbi 30 mijë euro në lagjen Hade e Re të fshatit Shkabaj.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur te enjten rreth orës 14:00, ku disa persona të cilët ishin paraqitur para banorëve si punëtorë të KEDS-it, kishin tentuar ta marrin trafon kinse për ta riparuar. Mirëpo, ata ishin ndaluar nga banorët të cilët kishin njoftuar edhe Policinë.

“Kur e kam pa kamionin te trafoja, shkova për ta parë se çka u bë. S’patëm rrymë atë ditë. Kur erdha këtu i veta: çka po bëni që s’ka rrymë. Më thanë se për dhjetë minuta lëshohet rryma se veç po e qojmë trafon se ka një prishje”, tha një banorë që nuk deshi të mbetej anonim.

Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti I stacionit të policisë në Obiliq, Sejdi Zeqiri, i cili ka ngrehur dyshimet për një rrjet më të gjerë të personave të cilët janë të përfshirë në këtë vepër.

 Dukagjini, ka provuar të kontaktoj KEDS-in në lidhje me këtë çështje, mirëpo nuk ka arritur që të marr një përgjigje nga ta.

Në fund të muajit prill kishte ndodhur një vjedhje e ngjashme e një trafoje në po të njëjtin vend, për të cilin rast po kryhen hetime. Policia ka ngritur dyshimet se edhe kjo vjedhje është kryer nga të njëjtët persona. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat