Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy të plagosur

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 20:47
Foto nga aksidenti

Në autostradën Tiranë-Durrës është regjistruar një aksident pasditen e sotme. Sipas policisë së kryeqytetit, rreth orës 18:49, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë, të cilat kanë konstatuar se janë përplasur tre automjete. Konkretisht mjeti  tip “Ford Focus” me drejtues shtetasin E. P., 22 vjeç, makina tip “Fiat Punto” me shofer E. S., 32 vjeç dhe mjeti tip “Volswagen Golf”, me drejtuesi S. L., 33 vjeç.

Ndërkohë bëhet e ditur se nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar lehtë shtetasit me inicialet :

– S. L., 33 vjeç ( drejtues i mjetet tip “Volswagen Golf”).

– I. S., 25 vjeç, K. D., 29 vjeç dhe  Xh. H., 17 vjeç.

Gjithashtu policia ka deklaruar se grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat