Pogradec/ U përplasën me makinë, i riu tenton të vrasë me thikë 28-vjeçarin

Kronikë e zezë

Pogradec/ U përplasën me makinë, i riu tenton të vrasë me thikë 28-vjeçarin

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 11:49
Ilustrim

Një 24-vjeçar nga Pogradeci tentoi të vrasë me thikë një tjetër shtetas për motive të dobëta.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Marjo Xhangolli, 24 vjeç, banues në Pogradec.

Policia bën me dije se “arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.07.2017, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur në pjesën e krahut me thikë, duke tentuar të vrasë shtetasin F.M, 28 vjeç, banues në Korçë”.

Blutë ia dolën të parandalojnë në kohë përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti. Dyshohet se të rinjtë ishin konfliktuar me njëri-tjetrin pas përplasjes së dy automjeteve, me drejtues shtetasin F.M dhe tjetri me drejtues babanë e shtetasit Marjo Xhangolli, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat