Arrestohet 20-vjeçari nga Gjirokastra, kërkohej për drogë

Kronikë e zezë

Arrestohet 20-vjeçari nga Gjirokastra, kërkohej për drogë

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 09:05
Ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga gjatë ditës së djeshme një 20-vjeçar, të shpallur në kërkim.

Sipas bluve, Llazo Ndreu, banues në fshatin Humelicë, Gjirokastër është arrestuar pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotikëve”.

Lidhur me këtë çështje, materialet I kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat