Dhunon dhe kërcënon me armë gruan në sy të fëmijëve, pranga lezhjanit

Kronikë e zezë

Dhunon dhe kërcënon me armë gruan në sy të fëmijëve, pranga lezhjanit

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 09:36
Policia e Lezhes

Një 44-vjeçar është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Policia lokale bën me dije se Fatmir Kolecaj, 44 vjeç , banues në Zejmen në Lezhë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve.

Madje, mësohet se ai ka kërcënuar edhe me armë  zjarri bashkëshorten e tij.

Pasi denoncimit të marrë nga blutë e Lezhës, pas kontrollit që i është ushtruar, i është gjetur një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lidhur me këtë ngjarje, policia sqaron se materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Dhuna në familje " "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat