Një femër ka tentuar të vetëvritet, duke përdorur preparat kimik që përdoret për pastrim.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Prizren dhe ka ardhur si pasojë e shantazhit nga një mashkull, përcjell Bota sot.
Njësiti policor ka identifikuar të dyshuarin i cili është arrestuar dhe ka pranuar veprën në fjalë. Me urdhër te prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.