Përleshen fizikisht e më pas gjuan me armë në ajër

Kronikë e zezë

Përleshen fizikisht e më pas gjuan me armë në ajër

Nga: B.S Më: 13 korrik 2017 Në ora: 10:37
Ilustrim

Dy persona janë përleshur fizikisht dhe me mjete të forta, pas një mosmarrëveshje.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë, ku më pas njëri nga personat ka shtënë në ajër me pistoletë, për ta frikësuar viktimën, përcjell Bota sot.

Njësitet policore relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, është konfiskuar pistoleta dhe një karikator me pesë  fishekë. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat